“Liverpool”-i fitoi titullin e tij të parë pas 30 vjetësh në “Premier League”, pasi mposhti “Chelsea”-n 5-3 në një ndeshje emocionuese në “Anfield”.
Pas ndeshjes, kapiteni i “Liverpool”-it Jordan Henderson ngriti trofeun në një podium të veçantë të vendosur në stadiumin e zbrazët.
Skuadra e Jurgen Klopp-it arriti të ketë një sezon të “Premier League”-s ku qëndroi e pamposhtur në ndeshjet brenda fushës së vet.
“Chelsea” tani duhet të fitojë një pikë në ndeshjen e vet e fundit brenda fushe ndaj “Wolverhampton”-it të dielën, për të qëndruar ndër katër të parët e për të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve.
Në Itali, “Interi” i Milanit pati një barazim pa gola me “Fiorentinën”, duke humbur mundësinë për t’u ngjitur në vendin e dytë në renditjen e “Serisë A”.
“Napolit” hasi në një pengesë të madhe në synimin për të luajtur në “Europa League” sezonin e ardhshëm, pasi u mund nga “Parma” 2-1.