“Reali” i Madridit ka fituar titullin e parë të “La Liga”-s në tre vjet, një javë para përfundimit të kampionatit, me fitoren 2-1 me “Villarreal”-in.
Karim Benzema ishte heroi i “Realit” në këtë ndeshje, duke shënuar të dy golat.
“Reali” ishte katër pikë pas “Barcelonës” para rifillimit të ligës spanjolle, por i ka fituar të gjitha ndeshjet që atëherë, duke i kaluar katalonjasit.
Në Angli, “Manchester United”-i vazhdon ndjekjen e objektivit për një vend ndër katër të parët e “Premier League”-s me një fitore të vështirë 2-0 ndaj “Crystal Palace”.
Në “Serie A” italiane, “Interi” i Milanit mundi SPAL-in 4-0 dhe u ngjit në vendin e dytë.