Si kurrë më parë, tifozët e futbollit mund të shohin katër ndeshje në ditë në televizion gjatë fazës grupore të Kupës së Botës të Katarit 2022.
Organizatorët e njoftuan kalendarin e turneut të mërkurën.
Koha e nisjes së ndeshjeve do të jetë çdo tre orë nga ora 13.00 deri në 22.00.
Ndeshja hapëse e turneut më 21 nëntor do të luhet në stadiumin “Al Bayt” me kapacitet 60 000 vende, ndërsa finalja më 18 dhjetor në stadiumin “Lusail”, që mund të mbajë deri në 80 000 veta.
FIFA do të presë hedhjen e shortit për turneun në mars ose prill 2022, përpara se të caktojë stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet.