Maratona e Çikagos në vitin 2018
Organizatorët thonë se Maratona e Çikagos e planifikuar për më 11 tetor, është anuluar për shkak të pandemisë së COVID-19.
Kjo është e fundit ndër maratonat kryesore botërore që nuk do të organizohen prej shpërthimit të koronavirusit.
Muajin e kaluar u anulua Maratona e Nju-Jorkut, një nga veprimtaritë më prestigjioze në kalendarin botëror të vrapimit.
Maratona e Bostonit u anulua gjithashtu për herë të parë në historinë e vet 124-vjeçare.
Edhe Maratona e Berlinit 2020 nuk do të zhvillohet.