Në “Premier League”-n angleze, “Tottenham”-i përmbysi rezultatin duke mposhtur “Arsenalin” 2-1 dhe duke mbajtur gjallë shpresat për të luajtur në “Europa League” sezonin e ardhshëm.
Jose Mourinho shijoi fitoren në derbin e vet të parë të Londrës Veriore, falë së cilës ekipi i tij i kaloi “topçinjtë”, duke u ngjitur në vendin e tetë në tabelë.
Mourinho tha se do të donte më shumë sesa thjesht “Europa League”, por shtoi se skuadra e tij e meritonte një vend në veprimtaritë evropiane.
Pas humbjeve të “Chelsea”-it dhe “Leicester”-it, “Manchester United”-i u ngjit në vendin e tretë në tabelë me një fitore kundër “Southampton”-it.
Ndërkohë në Itali, “Napoli” dhe “Milan” ruajtën përkatësisht vendin e gjashtë e të shtatin në “Serie A”, pas një barazimi 2-2 mes tyre.