UEFA ka konfirmuar se të gjitha ndeshjet e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve do të zhvillohen me dyer të mbyllura.
Ndër gjashtë takimet e kthimit, “Manchester City” do të presë “Realin” e Madridit më 7 ose 8 gusht, ndërsa “Bajerni” i Mynihut do të luajë me “Çelsin” në Gjermani.
Përballjet italo-spanjolle “Inter” - “Getafe” dhe “Sevilje” - “Romë” do të luhen me një ndeshje të vetme në Gjermani, pasi ndeshjet e vajtjes u anuluan në mars.
Çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja e Ligës së Kampioneve do të zhvillohen në Lisbonë dhe do të jenë të gjitha vetëm me nga një ndeshje. (Artan Goga)