Rafael Nadali ka hedhur më shumë dyshime mbi mundësinë për mbrojtjen prej tij të titullit në “US Open”.
Tenisti i njohur spanjoll ka konfirmuar se ai planifikon të luajë në “Madrid Open”, që fillon një ditë pasi të përfundojë “Grand Slam”-i.
“US Open” do të zhvillohet nga 31 gusht deri më 13 shtator të këtij viti, pas rishikimit të kalendarit të veprimtarive nga ATP-ja.
Muajin e kaluar, numri dy i botës tha se nuk kishte shumë dëshirë të merrte pjesë në “US Open” në atë kohë.
Numri një i botës Novak Xhokoviç gjithashtu nuk ishte shumë i vendosur për pjesëmarrjen në “US Open” para se të dilte pozitiv për koronavirusin, ndërsa Roger Federeri do ta humbasë pjesën tjetër të sezonit 2020 pas operacionit në gju në fillim të këtij viti.