Guvernatorja e rizgjedhur e Tokios, Yuriko Koike, thotë se mbetet plotësisht e përkushtuar për të zhvilluar Lojëra Olimpike të sigurta dhe të suksesshme verën e ardhshme.
"Për shkak të koronavirusit, ne jemi në këtë situatë, por do të vazhdojmë të përgatitemi për turneun, duke u dhënë përparësi masave kundër koronavirusit," theksoi znj. Koike.
Ajo mori një mandat të dytë si guvernatore e Tokios të dielën me një fitore dërrmuese, të forcuar nga mbështetja publike për trajtimin prej saj të pandemisë së COVID-19.
Guvernatorja u takua me kryetarin e “Tokio 2020” Yoshiro Mori të hënën, duke u shprehur se bashkëpunimi midis Bashkisë së Tokios dhe komitetit organizativ është thelbësor për plotësimin e detyrës.
Koike gjithashtu planifikon të bisedojë me kryeministrin japonez Shinzo Abe për kostot olimpike dhe se si mund të zhvillohen Lojëra Olimpike të thjeshtuara.