"Reali" i Madridit ka fituar me "Atletikon" e Bilbaos 1-0 dhe mbetet katër pikë para në krye të "La Ligës".
"Realit" i duhet vetëm të fitojë tre nga katër ndeshjet e tyre të mbetura për të siguruar trofeun.
Kampionët në fuqi të "Barcelonës" vazhdojnë të jenë në ndjekje të titullit me një fitore 4-1 ndaj "Vilarealit".
Në "Premier Ligën" angleze, dy gola në pjesën e dytë nga Sadio Mane dhe Curtis Jones bënë që "Liverpuli" të kthehej në rrugën e triumfit, me një fitore 2-0 ndaj "Aston Vilës" që kërcënohet prej rënies nga kategoria.
"Të kuqve" u duhen 12 pikë në pesë ndeshjet e fundit për të mposhtur rekordin e "Manchester City"-t me 100 pikë në një sezon.
Ndërkohë, vetë "Manchester City" pësoi një humbje befasuese 1-0 ndaj "Southemptonit".
Në "Serie A" italiane, shpresat e "Interit" për titullin pësuan një goditje të madhe, pas humbjes brenda fushe 2-1 nga "Bolonja".
"Interi" mbetet i treti në tabelë, 11 pikë pas "Juventusit" kryesues, kur ka edhe tetë javë për t'u luajtur. (Artan Goga)