“Barcelona” dhe “Juventusi” kanë rënë dakord për një marrëveshje shkëmbimi lidhur me mesfushorët Arthur Melo dhe Miralem Pjaniç.
Melo do të kalojë te “Zonja e vjetër” në fund të sezonit me një marrëveshje me vlerë 80 milionë dollarë, por do të luajë për “Barcelonën” në ndeshjet e Ligës së Kampioneve të UEFA-s.
Ai do të nënshkruajë një kontratë me kampionët e Italisë deri në vitin 2025.
30-vjeçari Pjaniç do t'i bashkohet “Barçës” sipas një marrëveshjeje katërvjeçare me vlerë 67 milionë dollarë. (Artan Goga)