"Reali" i Madridit fitoi 1-0 ndaj "Espanjolit", duke shkuar dy pikë përpara "Barcelonës" në garën për titullin e "La Ligës".
"Të bardhët" arritën fitoren e pestë radhazi që nga rifillimi i kampionatit, duke shfrytëzuar barazimin e "Barcelonës" me "Selta Vigon" për t'u rikthyer në krye, teksa kanë mbetur edhe gjashtë javë nga përfundimit.
Kjo ishte një goditje e madhe për "Espanjolin", që është 10 pikë larg zonës së sigurisë për të mos rënë nga kategoria.
Sulmuesi kinez Wu Lei pati një mori rastesh në pjesën e parë, por nuk arriti të shënonte.
Ndërkohë, në Itali, dy gola në pjesën e dytë i dhanë "Milanit" fitore 2-0 ndaj "Romës". Kjo është fitorja e dytë e njëpasnjëshme e "kuqezinjve" që nga fillimi i "Serisë A". Ndërkohë, ekipi tjetër i Milanos, "Interi", përmbysi rezultatin, duke fituar jashtë fushe 2-1 me "Parmën". (Artan Goga)