“Liverpuli” ka siguruar titullin e vet të parë kampion në “Premier Ligë” në tre dekada, pas humbjes së “Man City”-i me “Çelsin” 2-1.
Ky rezultat do të thotë që “City” mbetet i dyti në renditje me 63 pikë, 23 pas “Liverpulit”.
“Çelsi” është i katërti, por vetëm një pikë prapa “Leiçesterit” të vendit të tretë.
“Arsenali” nga ana e tij i ka dhënë fund vargut të humbjeve, duke triumfuar ndaj “Southemptonit” 2-0.
Kjo është fitorja e parë e “topçinjve” që nga rinisja e “Premier Ligës”. “Arsenali” është ngjitur tashmë në vendin e nëntë me 43 pikë. (Artan Goga)