Organizatorët e Lojërave Olimpike të Tokios kanë bërë të ditur se nuk kanë në plan të rinisin shfaqjen e flakës olimpike ose veprimtari të tjera që përfshijnë grumbullime masive.
Flaka Olimpike po mbahet në një vend të sigurt në Tokio, pasi shfaqja publike në Fukushima u pezullua në mars.
Sipas një programi të miratuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, veprimtaritë para Lojërave, të shtyra tashmë, do të rinisin në mars të vitit të ardhshëm, dhe stafeta e pishtarit do të zhvillohet nga marsi në korrik.
Lojërat Olimpike të Tokios të vitit 2020 janë shtyrë për në korrik të vitit të ardhshëm, për shkak të pandemisë së COVID-19.