Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) nisi të martën veprimtarinë e stërvitjes në internet, për të shënuar Ditën e 73-të Olimpike, duke i nxitur njerëzit të jenë aktivë gjatë karantinës.
Olimpistët dhe sportistët e famshëm nga e gjithë bota iu bashkuan nismës, duke bërë videot e tyre të stërvitjes në Ditën Olimpike.
Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, u bëri thirrje njerëzve në mbarë botën që të përdorin fuqinë e sportit kundër epidemisë së COVID-19.
Edhe Komiteti Olimpik Kinez dhe Komiteti Organizator i Lojërave Olimpike të Pekinit 2022 zhvilluan transmetim të drejtëpërdrejtë në internet, me pjesëmarrjen e mbi 350 sportistëve dhe medalistëve kinezë.
Ndër ta ishin kreu i Federatës Kineze të Basketbollit Yao Ming, legjendat e pingpongut Liu Guoliang e Deng Yaping dhe ish-zhytësja e famshme Fu Mingxia. (Çang Çuo)