"Seria A" italiane rinisi gjatë fundjavës së kaluar pas pezullimit në mars prej pandemisë së koronavirusit.
Në ndeshjen e hapjes "Hellas" e Veronës fitoi 2-1 ndaj "Kaljarit".
Trajneti i "Kaljarit" Walter Zenga tha se ndihet mirë që më në fund rikthehet në stadium:
"Mendoj se për mua, pasi nuk kam qenë në stol për disa muaj, është po aq e veçantë sa për gjithë të tjerët, si për shembull për medien dhe për gjyqtarët. Ne jemi kthyer dhe atëherë kupton se hap pas hapi gjërat po normalizohen. Por pa dyshim që të luash në një stadium të zbrazët është ndryshe".
Të dielën, "Interi" konsolidoi vendin e tretë në renditje pas fitores 2-1 ndaj "Sampdorias".
"Atalanta" gjithashtu festoi rikthimin me triumfin 4-1 ndaj "Sasuolos". (Artan Goga)