Klubi italian i futbollit "Napoli" ka marë trofeun e parë të madh në gjashtë sezone, duke mposhtur "Juventusin" 4-2, pas goditjes së 11-metërshave në finalen e Kupës së Italisë.
Të dy ekipet nuk arritën të shënojnë gjatë 90 minutave të kohës së rregullt të ndeshjes, që u luajt me dyer të mbyllura në Stadiumin Olimpik të Romës.
Paulo Dybala dhe Danilo i humbën 11-metërshat për "Juven".
Ky është gjithashtu trofeu i parë i rëndësishëm për Gennaro Gattuso-n si trajner i "Napolit".
Gjysmëfinalet dhe finalja e Kupës së Italisë shërbyen si paraprijëse për rifillimin e "Serisë A" këtë fundjavë. (Artan Goga)