"Bajernit" të Mynihut i duhet edhe një fitore për të mbrojtur titullin kampion të "Bundesligës".
Fitorja sot ndaj "Verderit" të Bremenit, i rrezikuar për të rënë nga kategoria, do t'i siguronte titullin e tetë radhazi kampion "Bajernit".
Trajneri Hans Flick thotë se lojtarët janë të vendosur për këtë ndeshje, duke shtuar që, nëse fiton, ekipi do ta festojë titullin kampion duke respektuar rregullat e distancimit shoqëror.
Përveç "Bundesligës", "Bajerni" është gjithashtu në konkurrim në Ligën e Kampioneve të UEFA-s dhe Kupën e Gjermanisë.