"Reali" i Madridit e rifilloi "La Liga"-n me fitoren 3-1 ndaj "Eibarit" në një ndeshje pa shikues.
Stadiumi "Bernabeu" po rinovohet, prandaj ndeshja u luajt në një fushë në kompleksin e stërvitjes të "Realit".
Golat për "të bardhët" u shënuan nga Toni Kroos, Sergio Ramos dhe Marcelo.
Kjo ishte edhe ndeshja e 200-të për Zinedin Zidane-n si trajner i "Realit", që tani është dy pikë pas "Barcelonës", e cila fitoi të shtunën jashtë fushe 4-0 me "Majorkën".
Lionel Messi shënoi një gol dhe luajti rol në realizimin e dy golave të tjerë.