Kampionati spanjoll i futbollit, "La Liga", ka rifilluar me dyer të mbyllura, pas tre muajsh pezullimi për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Në ndeshjen e parë, "Sevilja" arriti fitore në derbin kundër "Real" Betis 2-0.
"Sevilja" tani është në vendin e tretë, një pikë larg nga "Getafe" e vendit të pestë, në garën për t'u kualifikuar për në Ligën e Kampioneve.
Para ndeshjes u mbajt një minutë heshtje në kujtim të atyre që kanë vdekur gjatë pandemisë.
Sidoqoftë, shqetësimet për sigurinë u rritën, pasi grupet e tifozëve shpërfillën udhëzimet lidhur me grumbullimet jashtë stadiumit përpara ndeshjes.
"La Liga" është e dyta ndër pesë kampionatet kryesore të futbollit në Evropë që rifillon, ndërsa "Premier Liga" do ta pasojë javën e ardhshme.