Organizatorët e Olimpiadës së Tokios thonë se do të thjeshtojnë lojërat verore vitin e ardhshëm, për shkak të ndikimit të pandemisë dhe për të kursyer kostot.
Kryeekzekutivi i Komitetit Organizator të "Tokio 2020" Toshiro Muto shprehet:
"Lojërat nuk do të kenë një shkëlqim të madh, por do të jenë të thjeshtuara. Por, për të thjeshtuar Lojërat, ne duhet të bëjmë shqyrtim dhe të kuptojmë federatat ndërkombëtare, KON-in, transmetuesit dhe partnerët. Këto palë të interesuara duhet të veprojnë si një trup i vetëm për të siguruar thjeshtimin e Lojërave. Ne jemi në procesin e identifikimit të mbi 200 fushave ku ekzistojnë mundësitë e thjeshtimit".
Organizatorët nuk dhanë hollësi për përmasën e uljes të kostos ose çfarë do të përfshijë ajo.
Muto tha se "Tokio 2020" është ende duke analizuar se cilat kosto duhet të përballojë pala japoneze.