Kampionati spanjoll i futbollit, "La Liga", do të përdorë pamje virtuale të stendave në transmetimet televizive, si dhe "audio tifozash", kur të rinisë me dyer të mbyllura të enjten.
Presidenti i "La Ligës", Javier Tebas thotë:
"Ne kemi vendosur që të japim dy mundësi se si shikuesit mund ta shohin një lojë: ta shohin virtualisht me zë, apo pa zë. Ne kemi punuar me një kompani norvegjeze të specializuar në shikuesit virtualë dhe 'EA Sports' e FIFA-n, sepse kur luan në veprimtari të FIFA-s, dëgjon atmosferën e vërtetë të stadiumit në çdo vend ... Mendoj se do të shohim një realitet të mirë virtual."
Ndërkohë, stendat do të ofrojnë pamje në madhësi reale të tifozëve të ulur, që mbajnë veshur bluzat e klubit vendas.
"La Liga" rifillon me derbin e së enjtes mes "Seviljes" dhe "Realit" të Betisit.