"Premier Liga" angleze ka miratuar rregulla të reja, që u lejojnë skuadrave të bëjnë deri në pesë zëvendësime në ndeshje kur të rifillojë sezoni.
Ligjvënësit e futbollit ndërkombëtar kanë ofruar mundësinë e shtimit të zëvendësimeve për të mbrojtur lojtarët.
"Premier Liga" do të rinisë në 17 qershor, pas një ndërprerjeje tremujore.