"Premier Liga" angleze u ka dhënë leje klubeve të veta të luajnë ndeshje miqësore me kufizime të rrepta, përpara se të rifillojë zyrtarisht më 17 qershor.
Ekipet kryesore bënë kërkesën për t'u përballur me ekipe të tjera në përgatitje për rinisjen e kampionatit, e cila u pranua.
"Liverpuli" kryesues zhvilloi një ndeshje stërvitore me nga 11 veta në "Anfield" të hënën.
Miqësoret mund të luhen në stadium ose në fushat e stërvitjes. (Artan Goga)