Ekipet e "Serie A" do të luajnë dy ndeshje në javë për pjesën e mbetur të sezonit, pas rifillimit të kampionatit më 20 qershor.
Kanë mbetur edhe 12 javë nga "Serie A", që do të rinisë me katër ndeshje të shtyra, përfshirë "Inter"-"Sampdoria" më 21 qershor.
Java e parë e plotë do të jetë më 22 qershor me tre ndeshje, një prej të cilave mes "Juventusit" kryesues në fushën e "Bolonjës".
"Juventusi" do të presë "Lacion" e vendit të dytë më 20 korrik, që mund të jetë një ndeshje vendimtare për titullin. (Artan Goga)