Premiera botërore e dokumentarit për legjendën kineze të volejbollit Lang Ping do të jepet të dielën.

"Çekani i hekurt" do të përshkruajë udhëtimin e mrekullueshëm dhe jetën frymëzuese të Lang Ping-ut si njeriu i parë në volejboll që ka fituar tituj olimpikë si lojtar dhe trajner.

Dokumentari 99-minutësh do të jetë pjesë e "Ne jemi një: Një festival global filmi në internet" dhe mund të shikohet në "Olympic Channel".

Si trajnere, Lang Ping e drejtoi ekipin kinez të femrave në fitoren e medaljes së artë olimpike në "Rio 2016", si dhe të titujve të Kupës së Botës në vitet 2015 dhe 2019.