Kampionatet kryesore të futbollit në Angli dhe Itali do të rinisin muajin tjetër.

"Premier Liga" angleze njoftoi se do të rifillojë më 17 qershor, pas një mbledhjeje të aksionarëve të klubeve të enjten.

Në ndeshjet e hapjes, "Aston Vila" do të luajë me "Sheffield United", ndërsa "Manchester City" do të përballet me "Arsenalin".

Raundi i parë i plotë i ndeshjeve do të zhvillohet nga 19 deri më 21 qershor.

"Liverpuli" kryeson me një epërsi prej 25 pikësh ndaj "Manchester City"-t të renditur i dyti.

Ndërkohë, "Serie A" do të rifillojë më 20 qershor.

Ministri italian i Sportit Vincenzo Spadafora i dha të enjten dritën e gjelbër kampionatit për të rinisur.

"Serie A" është pezulluar që nga 9 marsi.