Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez thotë se "La Liga", kampionati spanjoll i futbollit, mund të rinisë muajin tjetër pas ndërprerjes nga pandemia e koronavirusit.
"Qeveria dhe Ministria spanjolle e Shëndetësisë kanë dhënë dritën e gjelbër që liga profesionale e futbollit të luhet përsëri. Nga java e 8 qershorit 'La Liga' do të rikthehet."
Klubet e futbollit në dy kategoritë kryesore të futbollit në Spanjë kanë nisur stërvitjet në grup.
"La Liga" ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht një datë rifillimi, megjithëse presidenti i ligës ka thënë se shpreson që sezoni të fillojë më 12 qershor.
"La Liga" u pezullua kur kishin mbetur edhe 11 javë nga përfundimi.
"Barcelona" kryeson renditjen, dy pikë para "Realit" të Madridit.