"Çelsi" ka zgjatur kontratën me Olivier Giroud-in (Olivje Zhiru), duke e mbajtur sulmuesin francez deri në verën e vitit 2021.
Giroud-i ishte afër largimit nga klubi anglez i futbollit në periudhën e transferimeve në janar, por qëndroi pasi Frank Lampard-i nuk mundi të gjente një zëvendësues për të.
Giroud-i është një nga lojtarët kryesorë të "Çelsit", kontrata e të cilëve mbaron këtë verë.
Të mërkurën, edhe kontrata e portierit Willy Caballer u zgjat me një vit, por e ardhmja e sulmuesve të krahut Willian dhe Pedro ende mbetet e paqartë. (Li Huailiang)