Klubet e "Premier Ligës" angleze kanë miratuar planet për të rifilluar stërvitjen në grupe të vogla nga e marta, si pjesë e Projektit të Rinisjes.
Lojtarët duhet të praktikojnë distancimin shoqëror në çdo kohë, ndërsa stërvitja me kontakt nuk do të lejohet në këtë fazë.
Sulmuesi i "Manchester City"-t Raheem Sterling thotë se lojtarëve u duhet stërvitje e plotë për të paktën një muaj para rifillimit.
Sterling gjithashtu vuri në dukje se shpreson që "Premier Liga" të rinisë më 12 qershor, por duhet miratimi i qeverisë.
Gjatë dy ditëve të fundit është bërë testimi për koronavirus në klubet kryesore dhe do të vazhdojë gjatë gjithë periudhës së stërvitjes dhe rifillimit në ndeshjeve.