Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka deklaruar që do të mbajë pjesën e vet të kostos për shtyrjen e Lojërave Olimpike të Tokios, që mund të arrijë deri në 800 milionë dollarë.
Shifra e deklaruar nga presidenti i KON-it Thomas Bach nuk përfshin koston e organizatorëve të olimpiadës së Tokios e të qeverisë japoneze për shtyrjen e lojërave.
Ndërkohë, Bach ka vlerësuar përgatitjet e organizatorëve të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit të vitit 2022.
Ai thotë që përgatitjet për këto lojëra po ecin mbarë, si në ndërtimin infrastrukturor, ashtu edhe në funksionimin, me gjithë ndikimet nga pandemia e COVID-19.(Jiang Lei)