"Premier Liga" angleze po shikon mundësinë që ndeshjet e mbetura të saj të luhen në stadiume asnjanëse.
Qëllimi është që kampionati të rifillojë pas 8 qershorit pas një pezullimi tremujor, duke I zhvilluar ndeshjet pa shikues në 10 stadiume asnjanëse.
Raportet thonë se shumica e klubeve të "Premier Ligës" janë të hapura për këtë mundësi, por skuadrat afër fundit të tabelës mendojnë se është e padrejtë të luash në kushte të tilla kur rrezikon të biesh nga kategoria.
Klubet do ta diskutojnë këtë çështje përsëri pas rishikimit nga qeveria të kufizimeve të bllokimit të enjten.