Ministri italian i Sportit, Vincenzo Spadafora, thotë se sezoni i futbollit nuk ka gjasa të rinisë.
Të dielën u njoftua se ekipet sportive profesioniste në Itali mund të rifillojnë stërvitjen më 18 maj.
Sidoqoftë, Spadafora thotë se kjo nuk është shenjë që ligat mund të rinisin përsëri:
"Unë kam thënë gjithmonë që rifillimi i stërvitjes absolutisht nuk do të thotë rifillim i sezonit. E kuptoj që disa njerëz mendojnë se do të thotë pikërisht këtë, por kjo na lë të gjithëve të pasigurt. Nëse nuk duam pasiguri, atëherë duhet të ndjekim rrugën e Francës, të Holandës dhe të shumë vendeve të tjera, që e kanë mbyllur tashmë futbollin".
Organi drejtues i "Serie A" do të ketë një takim urgjent të premten dhe Spadafora thotë se një vendim i formës së prerë për fatin e ligës mund të merret atëherë.
Liga kryesore e futbollit në Itali është pezulluar që nga 9 marsi, kur qeveria urdhëroi një bllokim mbarëkombëtar në përgjigje të koronavirusit.