UEFA thotë se po shqyrton dy mundësi për të zhvilluar Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës.
Njëra mundësi është zhvillimi i veprimtarive kombëtare dhe veprimtarive evropiane paralelisht, ndërsa tjetra përfshin përfundimin e veprimtarive kombëtare përpara se të fillojnë veprimtaritë e UEFA-s në gusht.
Organi drejtues i futbollit evropian gjithashtu nxiti ligat vendore të "eksplorojnë të gjitha mundësitë" për të përfunduar sezonet e tyre kombëtare.
Ndërkohë UEFA ka njoftuar se Kampionati i Femrave "Euro 2021" do të luhet në korrik 2022.
Turneu në Angli u zhvendos pasi "Euro 2020" për meshkuj u shty për vitin e ardhshëm.