Qeveria japoneze ka mohuar një raport të mediave se është e gatshme të paguajë të gjithë koston shtesë për shtyrjen e Olimpiadës së Tokios.
Kryesekretari i kabinetit japonez Yoshihide Suga shprehet:
"Nuk ka asnjë marrëveshje të tillë që lidhet me kostot shtesë që vijnë nga shtyrja. Unë e kuptoj se Komisioni Organizator, qyteti i Tokios dhe vendi do të vazhdojnë të ndajnë kostot e Lojërave, për të cilat Komisioni Organizator ka negociuar tashmë para se të njoftonte shtyrjen e Lojërave Olimpike."
Suga thotë se Japonia do të diskutojë mbi mënyrat për të ndarë barrën e shtyrjes së Olimpiadës.
Mediat i janë referuar një postimi në uebsajtin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), sipas të cilit kryeministri Shinzo Abe ka pranuar që Japonia të paguajë pjesën e saj të kostos dhe "të vazhdojë të mbulojë kostot që do të kishte sipas kushteve të marrëveshjes ekzistuese për vitin 2020."
KON-i i ka hequr komentet nga uebsajti i vet.