Mbrojtësi i "Bajernit" të Mynihut, Alphonso Davies ka nënshkruar një zgjatje të kontratës dyvjeçare, që do ta mbajë atë te kampionët gjermanë deri në vitin 2025.
Lojtari i përfaqësueses kanadeze është zgjedhja e parë e trajnerit si mbrojtës i majtë në këtë sezon dhe ka shënuar një gol e ka dhënë tetë pasime për gol në 31 ndeshje.
19-vjeçari Davies u bashkua me "Bajernin" vitin e kaluar nga "The Vancouver Whitecaps" të MLS-së.