Yjet e futbollit, përfshirë David Beckham, Harry Kane, Diego Maradona dhe Pele, janë pjesë e një fushate të FIFA-s për të shprehur vlerësim për punonjësit mjekësorë dhe profesionistët e tjerë në mbarë botën që udhëheqin luftën kundër koronavirusit.
Në një nismë të titulluar "Do të fitojmë", FIFA mblodhi 50 nga futbollistët më të mëdhenj të së kaluarës dhe të sotëm për të duartrokitur përpjekjet e atyre që rrezikojnë jetën e tyre përballë pandemisë.
Ish-kapiteni i Anglisë Beckham thotë se ata janë mësuar të marrin duartrokitje si futbollistë, por këtë herë kanë mundësinë të tregojnë nderimin e tyre për shumë njerëz që po rrezikojnë jetën për të mbrojtur të tjerët.