COVID-19 është përhapur egërsisht në mbarë botën. Përballë kësaj epidemie të pashembullt, Kina, një vend në zhvillim me 1.4 miliardë banorë, ka demonstruar qëndrueshmërinë dhe përgjegjësinë e saj, për të cilat ka dëshmuar bashkësia ndërkombëtare.
Nga fillimi deri në fund, pala kineze publikoi në kohë informacionet mbi epideminë brenda dhe jashtë vendit dhe iu përgjigj aktivisht shqetësimeve të jashtme.
Të dhënat tregojnë se nga 15 prilli, presidenti Xi Jinping zhvilloi biseda telefonike me 32 udhëheqës të huaj, duke përfshirë Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe krerët e Rusisë, të Shteteve të Bashkuara, të Mbretërisë së Bashkuar, të Francës dhe të organizatave ndërkombëtare. Pala kineze i përcolli ngushëllime krerëve të organizatave rajonale si Bashkimit Europian dhe tregoi gatishmërinë e sinqertë të Kinës për t'u bashkuar me bashkësinë ndërkombëtare.
Më 26 mars, presidenti Xi Jinping propozoi në samitin e posaçëm kundër COVID-19 katër propozime, duke përfshirë "Luftimin ndërkombëtar me vendosmëri kundër COVID-19, "bashkëpunimin efektiv të Parandalimit dhe Kontrollit të Përbashkët Ndërkombëtar", "Mbështetjen aktive e rolit të organizatave ndërkombëtare", "Forcimimin Ndërkombëtar dhe Koordinimin e politikave makroekonomike ". Që nga shpërthimi i epidemisë, Kina ka treguar përgjegjësinë e saj dhe ka siguruar mbështetje të fortë për vendet e tjera për t'iu përgjigjur gjendjes.
Që nga shpërthimi i COVID-19, Kina ka dërguar grupe ekspertësh mjekësorë në 14 vende, duke përfshirë Iranin, Italinë etj. Kina gjithashtu ka shpërndarë me botën në kohën e parë të gjitha informacionet për sekuencat e gjenomit viral; ajo ka ndarë përvojën për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë dhe diagnostikimin dhe trajtimin me 180 vende dhe më shumë se 10 organizata ndërkombëtare dhe rajonale në të gjithë botën. Përveç këtyre, Kina i dhuroi OBSh-së 20 milionë dollarë amerikanë në ndihmë kundër koronavirusit; zhvilloi 83 konferenca virtuale të ekspertëve të shëndetit me 153 vende; siguroi në kohë shumë pajisje të nevojshme emergjente për më shumë se 140 vende dhe organizata ndërkombëtare.
Shtatë vjet më parë, Xi Jinping propozoi për herë të parë nismën për ndërtimin e një komuniteti fatesh të përbashkëta të njerëzimit. Shtatë vjet më vonë, në procesin e përgjigjes ndaj kësaj krize globale të shëndetit publik, urgjenca dhe rëndësia e ndërtimit të një komuniteti fatesh të përbashkëta janë bërë më të spikatura. Vetëm përmes solidaritetit, bashkëpunimit dhe reagimit, komuniteti ndërkombëtar mund të kapërcejë epideminë dhe të mbrojë atdheun e përbashkët të njerëzimit.