Federata Aziatike e Futbollit (AFC) shpalli se të gjitha ndeshjet dhe veprimtaritë e planifikuara të zhvillohen në maj e qershor do të shtyhen deri në një njoftim të mëtejshëm.
Ajo ka shtyrë ndeshjet gjatë dy muajve të kaluar, përfshirë ato të Ligës së Kampioneve.
AFC-ja tha se do të kërkojë çdo mundësi për përfundimin e ndeshjeve të Ligës Aziatike të Kampioneve dhe të fazës në grupe të Kupës Aziatike. (Wang Lei)