Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach thotë se KON-i do të përballet me "disa qindra milionë dollarë" kosto të shtuar për shkak të shtyrjes së Lojërave Olimpike të Tokios.
Bach njoftoi se KON-i do ta trajtojë pjesën e vet të barrës financiare siç u diskutua me kryeministrin Shinzo Abe para se të njoftohej shtyrja muajin e kaluar.
Sipas vlerësimeve të bëra nga Japonia, kostoja e përgjithshme e shtyrjes do të jetë nga dy deri në gjashtë miliardë dollarë.
Me përjashtim të pjesës së KON-it, e gjithë kostoja tjetër e shtuar do të përballohet nga pala japoneze.