Trajneri i ekipit kombëtar kinez të futbollit thotë se planifikon të thërrasë më shumë lojtarë të natyralizuar për të forcuar skuadrën e tij përpara ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës të FIFA-s.
Li Tie është akuzuar nga tifozët se ka favorizuar lojtarët nga ish-klubi i tij "Zall" i Wuhan-it, pasi ai zgjodhi katër prej tyre për të marrë pjesë në stërvitjen e ekipit kombëtar muajin e kaluar.
Li e hodhi poshtë këtë akuzë, duke thënë se ekipi i tij është i hapur për lojtarët e natyralizuar që përmbushin kriteret.
Ai njoftoi po ashtu se dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kinës kundër Maldiveve dhe Guamit janë shtyrë të paktën deri në tetor.