Lojtarët dhe trajnerët e "Realit" të Madridit kanë rënë dakord për ulje pagash 10 - 20 për qind, teksa sezoni mbetet i pezulluar.
Masa e "Realit" pason atë të rivaleve "Barcelona" dhe "Atletiko" e Madridit, lojtarët e të cilave kanë pranuar një ulje pagash prej 70 për qind.
Klubet dhe lojtarët në dy kampionatet kryesore të futbollit në Francë kanë arritur gjithashtu një marrëveshje jodetyruese për një ulje të përkohshme të pagave.
Pagat e lojtarëve do të shkurtohen përkohësisht në nivele të ndryshme, duke filluar nga 20 për qind.
Lojtarët me pagë më të lartë do të preken më shumë.
Lojtarët gjithashtu janë garantuar që do të marrin pjesën e mbetur të pagave pasi të përmbushet marrëveshja për të drejtat televizive.