Klubet e kampionatit italian të futbollit "Serie A" kanë rënë dakord të bëjnë një ulje prej 33 për qind të pagave të lojtarëve dhe trajnerëve, për të ndihmuar në uljen e humbjeve gjatë pandemisë.
Drejtuesit e "Serie A" thonë se pezullimi i ndeshjeve e ka lënë futbollin italian në një situatë "shumë të vështirë" dhe se masa është e nevojshme për të mbrojtur të ardhmen e kampionatit.
Kampioni në fuqi, "Juventusi", arriti një marrëveshje të veçantë me lojtarët e vet për uljen e pagave.