Data e kampionatit botëror të badmintonit, që ishte përcaktuar për vitin e ardhshëm, do të ndryshohet për shkak të përplasjes me datat e reja të Lojërave Olimpike të Tokios 2020.
Federata Botërore e Badmintonit thotë se është duke punuar me organizatorët në Spanjë për të gjetur një kohë të re.
Ende nuk është e qartë nëse kampionati do të zhvillohet në vitin 2021 apo do të shtyhet deri në vitin 2022.
Shtyrja e Lojërave Olimpike ka shkaktuar çrregullime në kalendarin sportiv të 2021-shit.
Atletika Botërore tashmë ka konfirmuar se do ta shtyjë kampionatin botëror të atletikës në vitin 2022, ndërsa edhe kampionati botëror i sporteve ujore mund të shtyhet.