Trenat e mallrave Kinë-Europë kanë arritur në 24 vende europiane
2022-08-18 20:19:18

Foto: VCG

Foto: VCG

Të enjten u publikua “Raporti i zhvillimit të trenave të mallrave Kinë-Europë (2021)”. Deri në fundin e korrikut të sivjetshëm, kanë qarkulluar mbi 57 mijë trena mallrash  Kinë-Europë, duke transportuar 5.3 milionë kontejnerë, me një vlerë të përgjithshme mallrash prej 300 miliardë dollarësh. Mallrat e transportuara përfshijnë 53 kategori dhe mbi 50 mijë lloje, duke përfshirë të gjitha produktet e nevojshme të prodhimit dhe jetesës për njerëzit e vendeve dhe rajoneve  përgjatë kësaj vije hekurudhore. Trenat e mallrave Kinë-Europë kanë forcuar lidhjen tokësore midis kontinetit euroaziatik. Deri në korrikun e këtij viti, kishte 82 rrugë transporti hekurudhor të trenave të mallrave Kinë-Europë, të cilët mund të shkojnë në 196 qytete të 24 vendeve europiane, duke formuar një arterie transporti ndërkombëtar që kalon nëpër Euroazi. (Fang Xiaoyu)