foto nga VCG

foto nga VCG

Në betejën e zbutjes së varfërisë, gjithsej 98.99 milionë të varfër në Kinë janë nxjerrë nga varfëria absolute. Midis tyre, më shumë se 9.6 milionë e kanë arritur këtë nëpërmjet zhvendosjes nga zonat e varfra.

Në kufirin jugperëndimor të Kinës, kur bie nata, 15 pikat e vendosjes së banorëve të zhvendosur nga zonat e varfra në kontenë Fugong në grykën e lumit Nujiang gjallërohen. Është e vështirë të imagjinohet se dhjetë vjet më parë, nata këtu ishte e heshtur dhe kishte vetëm disa shtëpi të shpërndara dhe rrugë të papastra.

Në nëntor 2021, fotografitë që sateliti "Gaofen-2" bëri përsëri këtu, tregojnë ndryshimet e fshatrave të vegjël malorë. Nëpërmjet hartës tredimensionale të krijuar nga teknologjia e skanimit ajror, mund të shihen tetë ndërtesa banimi 6-katëshe që ngrihen nga toka. Jo shumë larg është një fushë futbolli në sallë të mbyllur, e cila ka ndezur entuziazmin e fëmijëve për sportin. Po ashtu, është ndërtuar edhe një kopsht fëmijësh në qendër të fshatit, ku 62 fëmijë për herë të parë morën arsim parashkollor.

Stacioni bazë 4G i sapondërtuar dhe ura mbi Nujiang e kanë lehtësuar komunikimin dhe transportin në fshatrat e vegjël malorë si kurrë më parë.

foto nga VCG

foto nga VCG

Malet e lumenjtë që i kishin izoluar dhe trafiku i prapambetur kanë qenë një problem i madh për banorët e Nujiang-ut për breza. Katër vjet më parë filloi projekti i zhvendosjes nga zonat e varfra dhe familja e Luo Dejun-it me shtatë veta më në fund u shpërngul nga kasollja me kashtë, ku uji rridhte kudo, duke përmbushur dëshirën e brezave të tërë të kësaj familjeje për të dalë nga malet dhe për të shpëtuar nga varfëria.

Duke përdorur hartën tredimensionale të sistemit të informacionit gjeografik dhe duke përputhur informacionin gjeografik të zhvendosjes një nga një, reporteri arriti të gjente të gjitha rrugët e zhvendosjes në kontenë Fugong. Disa nga këto fshatra janë në një lartësi prej 1600 metrash, dhe disa arrijnë edhe 2500 metra. Në vitin 2018, fshatarët ndoqën rrugën e zhvendosjes dhe u vendosën rrëzë malit. Brenda kontesë, zona të mëdha dhe të vogla të zhvendosjes janë të shpërndara përgjatë lumit Nujinga. Në shtatë fshatra ka 50 rrugë migrimi. Gjithsej 22 000 veta janë larguar nga 15 zona zhvendosjeje, baras me një të pestën e popullsisë së kontesë.

foto nga VCG

foto nga VCG

Jo vetëm në të dy anët e lumit Nujiang, por në dekadën e kaluar, Kina ka nisur projektin e zbutjes së varfërisë nëpërmjet zhvendosjes në shkallë të gjerë në rajonet e varfra me male të larta, gjendje të rëndë shkretëtirëzimi, pllaja të larta dhe klimë të ftohtë.

Rreth 35 000 zona të tilla të centralizuara zhvendosjeje janë ndërtuar dhe më shumë se 9.6 milionë njerëz të varfër janë zhvendosur në to, që është e barabartë me zhvendosjen e popullsisë së një vendi me madhësi mesatare.

Në dhjetë vjetët e fundit, ky migrim i veçantë, i paprecedentë në historinë njerëzore, ka krijuar një mrekulli në tokë.