Foto nga VCG

Sektori komercial i astronautikës në Kinë e ka zanafillën në vitin 2015, me fillimin e një plani 10-vjeçar që përfshin kompanitë private në një fushë, ku në të kaluarën funksiononin vetëm ndërmarrjet shtetërore.

Me mbështetjen e politikave, tregu kinez i astronautikës është rritur shpejt në shtatë vjetët e fundit, me një rritje vjetore mbi 20 %, ndërsa parashikohet se sivjet vëllimi i tij do të arrijë në mbi 1.5 trilionë juanë (rreth 222 miliardë dollarë).

Deri më tani, katër kompani komerciale kineze të raketave kanë kryer tetë lëshime, dhe dy kanë çuar me sukses raketa në orbitë.

Tani Kina renditet e dyta në botë për numrin e satelitëve komercialë, pas ShBA-së. (Fani/Artan)