Ditët e fundit, fabrika e parë “inteligjente” në Kinë për prodhimin e pajisjeve të shfrytëzimit të naftës dhe të gazit natyror oqeanik hyri në funksionim zyrtar. Në këtë fabrikë “të zgjuar”, me sipërfaqe 575 mijë metra katrorë, përdoren mbi 400 komplete pajisjesh të përparuara për prerje automatike, thërmim automatik, montim inteligjent, saldim robotik, transport inteligjent etj. 90 % e punës së prerjes së materialeve mund të bëhet me teknologji digjitale dhe rendimenti është 20 % më i lartë në krahasim me metodën e mëparshme, gjë që favorizon uljen e kostos dhe të harxhimit të burimeve energjetike.

Fabrika “inteligjente” për prodhimin e pajisjeve të shfrytëzimit të naftës dhe të gazit natyror oqeanik, 26 qershor 2022, Tianjin(Foto:Xinhua)

Fabrika “inteligjente” për prodhimin e pajisjeve të shfrytëzimit të naftës dhe të gazit natyror oqeanik, 26 qershor 2022, Tianjin(Foto:Xinhua)

Lidhur me këtë, z. Wang Huifeng, kryemenaxheri i degës në Tianjin të Korporatës Kombëtare të Naftës Detare të Kinës (CNOOC), u shpreh se në fabrikë është arritur inteligjentizimi i gjithë procesit të kontrollit të zbatimit të projektit, ndërtimit të punishteve dhe menaxhimit të përgjithshëm të fabrikës, çka ofron një model për menaxhim digjital të imitueshëm, të shkallëzueshëm dhe inteligjent.

Në fakt risitë, me inteligjentizimin dhe digjitalizimin si shembuj, janë bërë një ndër forcat e mëdha të transformimit të ekonomisë kineze. Të dhënat statistikore tregojnë se vjet vëllimi i ekonomisë digjitale të Kinës i kaloi 45.5 trilionë juanët, 16.2 % më shumë në krahasim me vitin 2020. Në dekadën e fundit, ekonomia digjitale e Kinës ka ruajtur një rritje mesatare vjetore 15.9 %, më shumë se rritja e PBB-së kombëtare në të njëjtën periudhë.

Fabrika “inteligjente” për prodhimin e pajisjeve të shfrytëzimit të naftës dhe të gazit natyror oqeanik, 26 qershor 2022, Tianjin(Foto:Xinhua)

Fabrika “inteligjente” për prodhimin e pajisjeve të shfrytëzimit të naftës dhe të gazit natyror oqeanik, 26 qershor 2022, Tianjin(Foto:Xinhua)

Më 17 korrik, një sërë produktesh të reja, si syzet e realitetit virtual me trashësi vetëm 1-2 centimetra, kufjet me nanoteknologji që mund të luajnë muzikë automatikisht sipas pozicionit të përdoruesve, helmetat industriale me teknologjinë e realitetit të shtuar që lidhin platformën elektronike me këndshikimin e përdoruesve, u publikuan në bazën e industrisë së nanoteknologjisë në Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong - Hong-Kong - Makao. Këtu do të mblidhen mbi 2000 inxhinierë të nanoteknologjisë, duke formuar aftësi të fuqishme të studimit dhe të zhvillimit teknologjik, për të ndihmuar në ngritjen e nivelit të sektorëve tradicionalë të prodhimit.

Fabrika “inteligjente” për prodhimin e pajisjeve të shfrytëzimit të naftës dhe të gazit natyror oqeanik, 26 qershor 2022, Tianjin(Foto:Xinhua)

Fabrika “inteligjente” për prodhimin e pajisjeve të shfrytëzimit të naftës dhe të gazit natyror oqeanik, 26 qershor 2022, Tianjin(Foto:Xinhua)

Për sa i përket rolit të risive në ekonominë kineze, Ronnie Lins, drejtor i Qendrës së Studimeve të Çështjeve Kineze të Brazilit, u shpreh se Kina ka përcaktuar një rrugë të drejtë për zhvillimin e motivizuar nga risitë dhe e ka vënë në fokus realizimin e objektivave të përcaktuara të zhvillimit. “Lidhja e pajisjeve fizike dhe virtuale, ndërlidhshmëria infrastrukturore, inteligjenca artificiale, teknologjia e realitetit të zgjeruar, monedha digjitale, printimi 3D dhe procesi i garantimit të sigurisë digjitale etj., të gjitha këto janë teknologji kyçe”, tha z. Lins.

Ndërsa Enriko Ceko, drejtor ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Zhvillim të Vazhdueshëm, vuri në dukje se Kina e vendos rritjen ekonomike në një nivel me përshpejtimin e inovacionit, si një simbiozë e pashmangshme. "Të tëra këto shikohen nga ana e qeverisë kineze edhe si një mbështetje për ekonominë botërore në tërësi, si dhe për ekonomitë e vendeve të varfra dhe në zhvillim në veçanti," u shpreh z. Ceko.

Fabrika “inteligjente” për prodhimin e pajisjeve të shfrytëzimit të naftës dhe të gazit natyror oqeanik, 26 qershor 2022, Tianjin(Foto:Xinhua)

Fabrika “inteligjente” për prodhimin e pajisjeve të shfrytëzimit të naftës dhe të gazit natyror oqeanik, 26 qershor 2022, Tianjin(Foto:Xinhua)

Kina është e palëkundur edhe në nxitjen e risive teknologjike në bazë të hapjes e të bashkëpunimit ndërkombëtar. Disa infrastruktura të mëdha të Kinës për studimin e shkencave bazë, si FAST, SSRF etj., janë hapur ndaj botë së jashtme. Ndërkohë, stacioni hapësinor i Kinës, që është në ndërtim e sipër, do të presë edhe astronautë ndërkombëtarë, për të dhënë kontribut për eksplorimin nga njeriu të hapësirës kozmike.

Fabrika “inteligjente” për prodhimin e pajisjeve të shfrytëzimit të naftës dhe të gazit natyror oqeanik, 26 qershor 2022, Tianjin(Foto:Xinhua)

Fabrika “inteligjente” për prodhimin e pajisjeve të shfrytëzimit të naftës dhe të gazit natyror oqeanik, 26 qershor 2022, Tianjin(Foto:Xinhua)

Lidhur me këtë, z. Vicentiu Gheorghe, kryetari i nderit i shoqatës rumune CHINARO, komentoi se risitë do t’u sjellin të gjithëve përfitime nga bashkëpunimi. “Kina ka krijuar marrëdhënie bashkëpunimi shkencor me mbi 160 vende e rajone të botës dhe është anëtare e më shumë se 200 organizatave dhe mekanizmave ndërkombëtarë. Synimi i zhvillimit jo vetëm sasior por edhe cilësor, është sekreti i suksesit të Kinës”, theksoi ai.(Zhang Yan/Artan)