Foto nga VCG

Të dhënat e publikuara të dielën nga Administrata e Përgjithshme e Doganave e Kinës treguan se në korrik, eksportet e Kinës i kaluan pritshmëritë, duke u rritur 18 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe duke arritur në 332 miliardë e 960 milionë dollarë.

Shifra është më e lartë se rritja 17.9 % në qershor, duke i tejkaluar parashikimet e agjencive “Reuters” dhe “Bloomberg” përkatësisht prej 15 % dhe 14.1 %.

Në korrik, vëllimi i importit arriti në 231.7 miliardë dollarë, me një rritje 2.3 %, e cila është më e lartë se rritja 1% në qershor, por pa e arritur 3.7 % të parashikuar nga “Reuters”. Si pasojë, në korrik deficiti tregtar i Kinës u zgjerua në 101 miliardë e 260 milionë dollarë.

Në 7-mujorin e parë të këtij viti, vëllimi i tregtisë së jashtme të Kinës arriti në 3.64 trilionë dollarë, duke u rritur 10.4 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. (Fani)