Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u shpreh të premten në një konferencë për shtypin në Phnom Pen të Kamboxhias se vizita e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan Nancy Pelosi në rajonin e Tajvanit të Kinës u kthye në një "farsë". Ajo jo vetëm dështoi, por edhe forcoi konsensusin e bashkësisë ndërkombëtare për parimin e “Një Kine”.

Në përgjigje të asaj që ShBA-ja e quan vizitë të ngjashme të kryetarit të atëhershëm të Senatit Newt Gringrich në Tajvan 25 vjet më parë, Wang Yi tha: "Ai ishte një gabim serioz, dhe një gabim i së kaluarës nuk mund të përdoret si justifikim për ta përsëritur sot."

Kryediplomati kinez shtoi se, për shkak të veprimit amerikan, mbi 100 vende kanë ritheksuar se i përmbahen parimit të “Një Kine”, duke shprehur mbështetjen e tyre për qëndrimin e ligjshëm të Kinës.

"Republika Popullore e Kinës është e vetmja qeveri e ligjshme që përfaqëson tërë Kinën. Kjo është statukuoja e vërtetë e çështjes së Tajvanit," theksoi Wang Yi. (Fani/Artan)