Foto nga VCG

Si përgjigje ndaj artikullit të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan Nancy Pelosi të botuar në gazetën “Uashington Post” me titull “Pse e vizitova Tajvanin”, të enjten ambasadori i Kinës në ShBA Qin Gang botoi një artikull po në këtë gazetë me titull “Pse Kina e kundërshton vizitën e Nancy Pelosit në Tajvan”.

Më 1 janar të vitit 1979, thuhet në artikull, Kina dhe ShBA-ja vendosën marrëdhënie diplomatike dhe në Komunikatën e Vendosjes së Marrëdhënieve Diplomatike, ShBA-ja e njeh qartë Republikën Popullore të Kinës si të vetmen qeveri të ligjshme të Kinës. Gjatë 43 vjetëve pas kësaj, ShBA-ja ka premtuar gjithmonë të mos zhvillojë marrëdhënie zyrtare me Tajvanin.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan Nancy Pelosi është personaliteti nr. 3 në qeverinë amerikane. Vizita e saj në Tajvan shkeli premtimin e bërë nga autoritetet amerikane për moszhvillimin e marrëdhënieve zyrtare me Tajvanin dhe është një veprim i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm provokues.

Kina bën të gjitha përpjekjet për ta realizuar ribashkimin e atdheut në mënyrë paqësore, por nuk lejon asnjë orvatje për ndarjen e Tajvanit nga atdheu, thuhet në artikull.

Problemi i Tajvanit nuk është një problem demokracie, por është një problem parimor lidhur me sovranitetin dhe ribashkimin e Kinës. Ky problem ka mundësi të shkaktojë konflikt mes Kinës e ShBA-së dhe duhet të trajtohet me qëndrim shumë të kujdesshëm e të përgjegjshëm, theksoi ambasadori. (Fani/Artan)